E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Elvana apo Liberta?
Publik News

Elvana apo Liberta?

Flori publikon foto me një femër misterioze

Kantautori shumë i dashur për publikun shqiptar, Flori Mumajesi, është mjaft aktiv në rrjetet sociale, ku publikon foto e video nga jeta profesionale dhe ajo private.

Por një ditë më parë ai i bëri të gjithë ndjekësit e tij në “Instagram” që të fërkonim sytë për të parë më qartë se kush ishte femra që ndodhej krah tij.

E teksa të gjithë menduam që, nëse Flori publikon foto me një femër do të thotë që është e rëndësishme për të. Imazhi i publikuar është i turbullt dhe femra në krah të kantautorit ka lëvizur kokën.

Fillimisht të gjithë menduan se mund të ishte moderatorja Liberta Spahiu, pasi përflitet prej kohësh se dyshja është në një lidhje, por asnjë prej tyre nuk ka pranuar asgjë.

Por kjo u hodh poshtë, pavarësisht se ndodheshin në të njëjtin vend, në inaugurimin e biznesit të parfumerisë së hapur nga Liberta, nuk përkonte veshja mes moderatores dhe femrës misterioze në foto.

Më pas ndjekësit e Florit shkruanin se krah tij mund të ishte Elvana Gjata, me të cilën këngëtari është përfolur prej vitesh se ka pasur një lidhje.

Por shumë fansa të tjerë të Flori Mumajesit shkruan se ajo ishte këngëtarja Shkurte Gashi.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.