E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ministri grek: BE të hapë negociatat me Shqipërinë, përndryshe rajoni s’ka stabilitet
Publik News

Ministri grek: BE të hapë negociatat me Shqipërinë, përndryshe rajoni s’ka stabilitet

 

Pavarësisht fërkimeve dhe përplasjeve jo të pakta, Greqia do të mbajë anën e Shqipërisë këtë javë, ku më 28 qershor do të vendoset dhe fati i negociatave.

Të paktën ky është qëndrimi i Ministrit të Jashtëm Nikos Kotzias, i cili u ka bërë thirrje shteteve anëtare që të mbajnë premtimin e tyre për hapjen e negociatave me Shqipërinë.

Kotzias ka folur për “Euractiv” ku ka theksuar se zgjerimi i BE-së në vendet e Ballkanit Perëndimor është i nevojshmë dhe nëse jashtë mbetet Shqipëria apo Maqedonia, stabiliteti i rajonit do të vihej në diskutim.

“Kam frikë se nëse nuk hapen negociatat me Maqedoninë Veriore, gjithë përpjekja që kemi bërë me sakrifica të mëdha dhe kompromiset, mund të rrezikohen. Gjithashtu, nëse procesi nis për një nga dy vendet, për shembull nëse mbetet jashtë Shqipëria, nuk do të ketë stabilitet në rajon. Nëse këto vende do të kishin probleme, do të ishte më mirë që Komisioni Europian mos të propozonte hapjen e negociatave. Tashmë jemi në këtë pikë dhe duhet ta bëjmë. Evropa duhet të mbajë fjalën e dhënë”, deklaroi Nikos Kotzias.

Në lidhje me skepticizmin e Francës dhe Presidentit Macron, kryediplomati grek tha se qëllimi është “bashkimi i Francës me Gjermaninë” dhe jo destabilizimi, duke nënkuptuar këtu dhe diferencat mes dy vendeve në lidhje me integrimin e ballkanit.

“Ajo që duhet të bëjmë është të promovojmë vizionin europian. Pra, qëllimi është të bashkojmë Francën me Gjermaninë dhe jo të destabilizojmë Ballkanin”, u shpreh ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Kotzias.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.