E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Skandal në Bibliotekën Kombëtare, librat thahen me tharëse flokësh
Publik News

Skandal në Bibliotekën Kombëtare, librat thahen me tharëse flokësh

Skandal në Bibliotekën Kombëtare, librat thahen me tharëse flokësh

3 ditë pas përmbytjes së katit të nëndheshem të Bibliotekës Kombëtare ku u dëmtuan rreth 12 mijë materiale, drejtorja Persida Asllani shpreh se godina është jashtë çdo stanndardi dhe është e domosdoshme një godinë e re.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe Presidenti Meta ku i bën thirrje institucioneve opërkatëse që të marrin masa.

Ky nuk është një salon bukurie, por tharësja që përdoret për  tharjen e librave të  përmbytur në Bibliotekën Kombëtare.
Tharja e 12 mijë matërialeve të dëmtuara, sipas drejtores së Bibliotekës Kombëtare është bërë sipask teknikave profesionale, edhe pse në pamje të parë duken si mjete rrethanore.

Asllani: Ndoshta në pamje të parë duken teknika të thjeshta, por janë teknika profesionale.

Kushtet  e Bibliotekës sipas Persida Asllanit janë jashtë çdo standardi dhe që ky institucion ka nevojë për një godinë të re.

Asllani: Biblioteka Kombëtare është jashtë standardi për ruajtjen e librave. Punojmë në rrethana dhe kushte shumë të vështira edhe njerëzore edhe profesionale.
Drejtorja e Biliotekës Kombëtare i kërkon Bashkisë së Tiranës ndërtimin e godinës së re për trashëgiminë kulturore

Asllani: Zgjidhja afatgjatë do të ishte një bibliotekë e re kombëtare e investuar dhe e konceptuar që në fillim ashtu sic duhet. Bashkia, këshilli bashkiak duhet të mendojë për një vendim të rëndësishëm.

Asllani refuzon të mbajë përgjegjësi ligjore për dëmtimin e 12 mijë materialeve që janë botime të viteve të fundit, por shprehet se ajo është e dëshpëruar nga kjo situate dhe përgjegjësia morale është ë të gjithëve.
Asllani: Mbaj dëshpërimin tim për situatën e rëndë që është lënë trashëgimia kulturore dhe kjo është përgjegjësi e të gjithëve.
Por edhe pse Biblioteka Kombëtare është përmbytur që prej 3 ditësh, ende nuk dihen shkaqet pasi nuk është bërë ende një ekspertizë nga Instituti i Ndërtimit.

Asllani: I jemi drejtuar specialistëve të institutit të ndërtimit, sot ka ardhur drejtori dhe që nesër do të vijohet me grupin e punës.
Edhe President ii Republikës ka reaguar për situatën e krijuar në Bibliotekën Kombëtare Meta u bën thirrje institucioneve përgjegjëse të marrin masa urgjente në mënyrë që të parandalojnë përsëritjen e një situate të ngjashme në të ardhmen.
Biblioteka Kombëtare qëndron e mbyllur që prej datës 25 dhe pritet të hapet në daten 30 qershor.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.