E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ish-kryeministri Berisha ka publikuar 13 kushtet që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur ndaj vendit tonë
Publik News

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar 13 kushtet që ministrat e Jashtëm të BE-së kanë vendosur ndaj vendit tonë

Pas vendimit për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm për Shqipërinë.

Në një postim në rrjetet sociale, Berisha thotë se në samitin e sotëm të Luksemburgut, ministrat e Jashtëm të shteteve anëtare të Bashkimit Europian kanë vendosur 13 kushte për Shqipërinë që të përmbushen deri në Qershorin e vitit 2019.

“Të dashur miq, këtu më poshtë keni 13 kushtet e vendosura nga ministrat e Jashtëm të Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë në fund të vitit 2019.

1- Rezultate të prekshme në luftën kundër korrupsionit në të gjitha nivelet
2-Lufta kundër krimit të organizuar veçanërisht
3- Rezultate në luftën kundër kultivimit dhe trafikimin e drogave
4-Përparimin e mëtejshëm të procesit të vetingut të gjykatësve dhe prokurorëve
5- Përfundimin e dosjeve prioritare
6- Përfundimin e ngritjes së strukturave të pavarura të drejtësisë në përputhje me Kushtetutën
7-Përfundimin e vendosjes së organeve të specializuara SPAK
8-BKH dhe
9- Gjykatën
10- Fuqizimin e hetimeve aktive, ndjekjeve penale dhe dënimeve përfundimtare në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar duke përfshirë nivelet e larta
11- Rezultate konkrete në veçanti në shtetin ligjor
12-Zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODHIR për zgjedhjet
13-Reduktimin e numrit të azilkërkuesve

Pasi përcakton detyrimin për plotësimin e këtyre 13 kushteve, deklarata e ministrave të Jashtëm të BE thotë:

Këshilli rikujton se vendimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do t’i nënshtrohet përfundimit të procedurave kombëtare parlamentare (pra miratimit nga parlamentet e vendeve anëtare dhe mbështetjes nga Këshilli Europian) dhe kjo më pas do vijohet nga konferenca e parë ndërqeveritare (akti simbolik i hapjes së negociatave në varësi nga progresi i bërë)”, shkruan Berisha në FB

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.