E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Publik News

Të menduarit nën efektin e ankthit është një rreth vicioz…

Të menduarit nën efektin e ankthit është një rreth vicioz, i cili furnizohet nga besimet kyçe si një burim energjie, pra si një forcë rrotulluese. Mbani mend se mendimet përbëhen nga tre elementë: mendimet e sipërfaqes, supozimet në themel të tyre si dhe besimet kyçe.

Për shembull, ja si mund të funksionojë rrethi vicioz në rastin kur nje person ka mendimin “Jam i padobishëm”:

1 – zemra fillon të rrahë shpejt, po ashtu dhe frymëmarrja shpejtohet;

2 – automatikisht do të fillojë të mendojë ‘Është panik – po sikur mos ta përballoj dot’;

3 – supozimi automatik shkakton të menduarin ‘Duhet të jem në gjendje për ta përballuar’;

4 – Besimi kyç shkakton mendimin ‘Jam i padobishëm, nuk e përballoj dot, duhet të arratisem’;

5 – Personi largohet nga situata sepse beson se nuk mund ta përballojë panikun;

6 – Kjo e përforcon besimin e tij se është i padobishëm duke bërë gati rrethin vicioz për një rrotullim të ardhshëm në një situatë tjetër.

Nuk është e vështirë të shihet ndikimi i besimeve kyçe negative – ato dobësojnë vetëvlerësimin tuaj dhe vlerën tuaj si person. Këto lloj besimesh janë vetë-përmbushëse në kuptimin që nëse ti beson se rezultati do të jetë negativ, atëherë je duke rritur mundësinë që rezultati të jetë me të vërtetë negativ. Me pak fjale nëse bën atë që ke bërë gjithmonë, do të marrësh po të njëjtin rezultat. Nëse i thua vetes gjëra negative, atëherë do të vazhdosh të dështosh pavarësisht se ti nuk dëshiron të dështosh.

—

Nëse ndjeni se keni nevojë për ndihmë të specializuar, rezervoni një konsultë me psikologun.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.