Aksident ne Elbasan
Vajza rreth 14-15 vjeçe po kalonte vizat e bardha, shkruan infoelbasani, kur papritur shfaqet nga asgjëja një motorr me një shpejtësi marramëndëse duke e marrë përpara vajzën minorene.
Menjëherë pas aksidentit ka mbërritur ambulanca që i ka dhënë ndihmën e parë dhe e ka dërguar në Urgjencën e spitalit të Elbasanit.
Në këtë segment rrugor, që është më i populluari nga studentët, si ai tek konvikti shtetëror , edhe tek shkolla e mesme “Ahmet Dakli”., kërkohet që Policia të tregojë një vëmendjë të veçantë.
Policia ka rrethuar vendngjarjen duke arrestuar drejtuesin e motorrit, ndërkohë është shtuar fluksi i kalimtarëve të shokuar nga ky aksident i rëndë në rrugë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



