Veliaj: Sheshi i Tiranes me i mire se i Vjenes, Hages dhe Amsterdamit
Pjesë nga fjala e Veliajt:
Sheshi “Skënderbej” sot ka 28 mijë m2 gurë dhe 32
m2 gjelbërim në të gjithë perimetrin e vet. Kjo do të thotë që për herë të parë kemi një shesh i cili në totalin e projektit të vet ka më shumë gjelbërim se sa pllakë. Problemi i këtyre është se këta rrinë tërë ditën në Vienë. Po mirë hajde flasim pak për Vienën. Sheshi kryesor në Vjenë nuk ka asnjë pemë, sheshi kryesor në Hagë, sheshi kryesor në Amsterdam, sheshi kryesor në Roterdam, meqë ky është i Holandës, nuk ka mbjellë asnjë pemë. San Marko në Venecia nuk ka të mbjellë asnjë pemë. Piaca në Navona në Romë nuk ka të mbjellë asnjë pemë. Sheshi i Pallatit Mbretëror në Shën Petërsburg nuk ka të mbjellë asnjë pemë. Sheshi i Kuq në Moskë ka të mbjellë vetëm një pemë ngjitur me kishën që është me kupola”, tha Veliaj duke shtuar se për herë të parë do të ketë një shesh ekologjik.
Sa herë që bëhet një punë e bukur, ca ditë para se të mbarojë ajo, fillon gjithë histeria, helmi, cinizmi. Të thuash që po vjen nga ekspertët thua, hajde se po i dëgjoj, por vjen nga ata që 4 vjet nuk rregulluan dot sahatin, nuk ngulën dot një gozhdë. Iu kam rezervuar të njëjtën përgjigje si te këndi i lodrave të kalamajve. Do të vijnë aty dhe do të shikojnë një nga sheshet më të bukura jo në Europë, por në botë. Ende pa u hapur kemi marrë dje një ftesë zyrtare nga bienalja e Çikagos, një nga bienalet më të mëdha të arkitekturës, për ta prezantuar sheshin “Skënderbej” si një nga produktet dhe projektet e arkitekturës më të mira sot në botë.V
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



