E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Letra për Berishën, Erebara: Të vijë edhe Basha, artistët që u tërhoqën janë kërcënuar
Lajme

Letra për Berishën, Erebara: Të vijë edhe Basha, artistët që u tërhoqën janë kërcënuar

Shkrimtari Rudi Erebara ka qenë mjaft aktiv në protestën për mbrojtjen e godinës së Teratrit Kombëtar, ndërsa së fundi i ka bërë thirrje dhe ish-kryeministrit Sali Berisha që të bëhej pjesë e protestës.

Erebara i ftuar sot në Fax News ka thënë se Berishën e ka ftuar jo vetëm në cilësië e ish-kryeministrit, po edhe si një artdashës, dhe një ndjekës i Teatrit.

Shkrimtari thotë se teatri nuk duhet të prishet, pasi ajo që ne nuk mund të blejmë është pikërisht historia.

Erebara shton më tej ai kërkon që dhe Basha të jetë pjeasë e protestës dhe tiu garantojë artistëve, që sapo PD-ja të vijë në pushtet duhet që të ndërtojë Teatrin e ri.

“Unë zotin Berisha e kam ftuar në cilësinë e ish-kryeministrit, pasi ai është artdashës i shquar dhe një njeri që shkon shumë shpesh në Teatër. Unë dyshoj se artistët janë kërcënuar, me punë, me punët e fëmijëve, ose nga frika e heqjes së rrogës.

Më ktheu përgjigje brenda minutash. Ai ndodhet në Bruksel dhe nuk ka ardhur ende, unë jam  optimistë se ai do të jetë në mbështetje të kësaj kauze. Ftoj zotin Basha që të vijë dhe të flasë përpara artistëve dhe të premtojë se Teatri do të ruhet.

Me këtë të fundit që bëri Lali Eri i bëri gropën vetes, pasi Teatri është i qytetarëve dhe jo i aktorëve. Protesta ka marrë një kthesë më të mirë”, tha Erebara.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.