Qëllohet 9 herë me thikë djali i prezantueses së famshme
Niccolò Bettarini, djali i prezantueses së famshme italiane Simona Ventura dhe ish-mbrojtësit Stefano, është goditur nëntë herë me thikë teksa kishte dalë për të festuar në diskotekën ” Old Fashion” në Milano.
Ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të para të kësaj dite, e më konkretisht siç shkruajnë mediat italiane, rreth orës 5. I riu është transportuar me urgjencë në spital ku edhe ndodhet në gjendje kritike për jetën.
Ende nuk është e qartë se çfarë ka ndodhur mes të rinjve, ndërsa autorët kanë rënë në prangat e karabinierëve e janë shoqëruar për të dhënë dëshminë e tyre.
Sipas të dhënave të para, duket se djaloshi ka ndërhyrë për të ndihmuar një prej shokëve të tij, i cili ishte sulmuar në dalje të diskotekës.
Nga pamjet e kamerave të sigurisë tregohet se 19-vjeçari Niccolò Bettarini kishte kaluar një natë të qetë, mes argëtimit dhe miqve të tij, pa u konfliktuar me njeri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



