Godet inspektorin e tatimeve, arrestohet i riu nga Kavaja
Një 24-vjeçar nga qyteti i Kavajës, i identifikuar si Tafjon Morina është arrestuar nga Policia ditën e djeshme.
24-vjeçari banues në Golem ka goditur inspektorin e tatimeve, O.B., 32-vjeç.
Sipas njoftimit të policisë debati me inspektorin ka arritur pas bllokimit të aktivitetit tregtar.
Njoftimi i policisë:
Më datë 01.07.2018, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë arrestuan shtetasin : – Tafjon Morina, 24 vjeç, banues në Golem, Kavajë (pronar i një subjekti). Ai, pas një debati për bllokimin e aktivitetit tregtar, konstatuar me shkelje, ka goditur shtetasin O.B., 32 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë Inspektor i Hetimit Tatimor. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Kavajë, në ngarkim të shtetasit Morina, për veprën penale “Goditja për shkak të detyrës”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



