Qeveria, 950 mijë euro avokatëve të huaj që do ta mbrojnë në procesin me Francesko Becchetin
Buxheti i shtetit do të paguaj një shumë prej 950 mijë eurosh kundër kompanisë së Francesko Becchetti-t në arbitrazhin ndërkombëtar.
Vendimi u mor në mbledhjen e sotme të qeverisë dhe se shuma do t’i jepet firmës avokatore ndërkombëtare Gowling WLG për përfaqësimin e Republikës së Shqipërisë në çështjen e arbitrazhit ndërkombëtar të iniciuar nga shoqëria Hydro S.R.L., ICC 22919/GR, të negociuar nga Avokatura e Shtetit.
Ngarkohen Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë, Ministria e Drejtësisë dhe Avokatura e Shtetit për zbatimin e këtij vendimi, i cili hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në “Fletoren zyrtare”.
Hydro pretendon shpërblim qindra miliona eurosh dhe seanca e parë, e 23 janarit 2018.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



