Thyen shishe dhe qëllon 19-vjeçarin, shqiptari terrorizon restorantin
Një i ri shqiptar ka shkaktuar një sherr paraditen e sotme në një restorant gjerman në Isarvorstadt.
22-vjeçari me origjinë nga Shqipëria është arrestuar pasi ka plagosur një shtetas rumun.
Sipas mediave vendase në një moment gjërat janë acaruar aq shumë mes të dyve sa që ka thyer një shishe dhe e ka qëlluar 19-vjeçarin rumun në restorant.
Ky i fundit është dërguar menjëherë në spital dhe gjendja e tij raportohet jashtë rrezikut për jetën.
Identiteti i shqiptarit nuk është bërë ende i ditur.
Ai është vënë në pranga dhe do të gjykohet për akuzën e tentativës së vrasjes.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



