E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
I riu  tenton të vrasë me makinë bashkëjetuesen, policia aksion për kapjen e tij
Publik News

I riu tenton të vrasë me makinë bashkëjetuesen, policia aksion për kapjen e tij

Dy ditë më parë një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Kukësit, pasi një 28-vjeçar ka tentuar të vrasë bashkëjetuesen tij, shtetasen me inicialet M.B., banuese në Pukë.

I riu nga Oroshi i Mirditës, në rrugën Kukës-Uzinë, në vendin e quajtur ‘Ura 6-metrosh’, duke lëvizur me mjetin tip ‘Benz’, ka tentuar të vrasë atë, duke e goditur me mjetin e tij.

Kjo e fundit ishte duke lëvizur me mjetin tip ‘Renault’ dhe pas goditjes ka mbetur e plagosur. Sipas policisë 42-vjeçarja ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, ndërsa shtetasi me inicialet GJ.N., është arrestuar pas rreth 48 orë më vonë, ndërsa do të përballet me akuzën për vrasje të mbetur në tentative.

Njoftimi i policisë:

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni për hetimin e krimeve ndaj personit
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vrasjen e mbetur në tentativë të shtetases M.B., më datë 09.07.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Gj.N., vjeç 28, banues në Orosh Mirditë. Nenet 76, 22, 290, 130/a e 150 të Kodit Penal.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.