Fshatar që s’kishte bukë të hante, Danieli tregon si u bë një yll i pasur në botën e modës
Daniel Morel është një i ri i moshës 19 vjeçare, me origjinë nga një prej fshatrave më të varfra të Republikës Domenikane. Sëfundmi ai ka sfiluar për firma e emra të mëdha të modës, si Valentino, Dior, Givenchy, Hermès, Louis Vuitton etj.
Ai ka thënë për mediat se nuk arrin as vetë ta besojë këtë që po i ndodh. Djali shprehet se nuk e imagjinonte kurrë që jeta e tij të bëhej kaq magjike dhe nga varfëria të shndërrohej në një yll botëror pasarelash.
kI riu shprehet:
Kur bëra sfilatën e parë për Versace, jashtë pasarelës kishte shumë fotografë, të cilët vetëm më shkrepnin foto dhe nuk më linin të ecja. Aty e kuptova se çfarë po më ndodhte në të vërtetë. Nuk kisha hipur kurrë në një avion për të shkuar në Milano, vetëm për të provuar një kostum. S’dija as të flisja anglisht, as të merresha vesh me njerëzit. Më ka ecur mbarë. Është diçka e magjishme”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



