E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Tabaku: Rama mashtroi në Samitin e Londrës
Publik News

Tabaku: Rama mashtroi në Samitin e Londrës

Në Komisionin e Ekonomisë, Jorida Tabaku renditi disa arguemente pse Edi Rama bëri show, kur firmosi në Samitin e Londrës angazhimin e qeverisë për të bërë transparencë për koncesionet dhe PPP-të.

Tabaku tha se Rama është angazhuar se në tregun shqiptar do të funksionojë konkurrenca, por, në fakt, ai e ka ngritur korrupsionin në sistemin e tij të qeverisjes.

“Por si mund të ketë garë dhe konkurencë kur të gjitha koncesionet e PPP-ve po jepen me ofertë të pakërkuar? Kur koncesioni i PPP-së së Teatrit po jepet me një ofertë të pakërkuar të bërë nga një biznes i cili pretendonte se kishte tokë kufitare me teatrin dhe kjo nuk është absolutisht e vërtetë.  Si mund të kemi garë kur projekti 1 miliard euro, nga 7 projekte, 4 janë bërë me ofertë të pakërkuar deri tani? Si ka mundësi që të gjitha koncesionet që janë dhënë në shëndetësi janë të gjitha me ofertë të pakërkuar”, tha Tabaku.

Zv/kryetarja e Komisionit të Ekonomisë theksoi faktin se qeveria mashtron shqiptarët duke thënë se angazhohet për të gjetur burimin e financimit të projekteve me PPP dhe koncesionet.

“Inceneratorët një nga kompanitë e përfshira, është kompani guackë. Në rastin e “Fusha shpk”, përsëri është një kompani guackë që është një kompani guackë që është duke pastruar paratë e tjetër kujt. Një sërë koncesionesh, duke vazhduar nga Porti i Karpenit duke vazhduar me aeroportin e Vlorës janë të gjitha me kompani që nuk dihet kush është pronari dhe kjo e bën zero dhe fals luftën ndaj pastrimit të parave, e bën zero dhe fals luftën që ka qeveria për të siguruar më shumë transparencë”, tha Tabaku.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.