Tiranë/ Shpërthim në dyqanin e motrës së gjyqtarit të shkarkuar
Një sasi tritoli ka shpërthyer në një dyqan në rrugën “Ymer Kurti” në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, dyqani ishte në pronësi të motrës së ish-gjyqtarit Fatos Lulo.
Ky i fundit qe pjesë e sistemit të drejtësisë për shumë vite, madje së fundmi ishte anëtar i Gjykatës Kushtetuese, por u përjashtua nga sistemi pas hetimit të bërë nga KPK mbi bazën e procesit të vettingut.
Nuk dihet arsyeja konkrete nëse tritoli në dyqanin e Drita Lulos ka apo jo lidhje me punën e vëllait të saj si gjyqtar.
Nga shpërthimi janë dëmtuar edhe 3 mjete përballë dyqanit, edhe dera kryesore e pallatit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



