FOTO/ U fut në det për të shpëtuar të fejuarën, kush është i riu që u mbyt sot në Velipojë
Një i ri nga Tirana u mbyt dje në det në Velipojë në përpjekje për të shpëtuar të fejuarën e tij.
Ervid Palaj, 30 vjeç, ishte bashkë me të fejuarën e tij në plazh, ndërkohë që kjo e fundit rrezikoi të mbytej nga dallgët.
Në përpjekje për ta shpëtuar atë, duke e mbajtur në sipërfaqe të ujit, i riu humbi jetën. Pavarësisht se viktimës, një punonjës social, pushuesit i dhanë ndihmën e parë, ai nuk mundi të mbijetonte.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



