E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Një përshëndetje speciale për publikun shqiptar nga aktorja e njohur spanjolle
Our Story

Një përshëndetje speciale për publikun shqiptar nga aktorja e njohur spanjolle

Serialet meksikane kanë qenë ndër vite të preferuarat e shqiptarëve, ndonëse televizionet shqiptare së fundmi janë fokusuar në transmetimin e serialeve turke.  Gjithashtu edhe aktorët në përgjithësi janë në dijeni të simpatisë që audience ka për to dhe se në cilat vende ndiqen më shumë.

E fundit që është entuziazmuar nga vëmendja e fansave shqiptarë është edhe aktorja bukuroshe meksikane, Aracely Arambula. Një ndër aktoret më të preferuara e më të paguara në Meksikë, Arambula vijon të jetë pjesë e prodhimeve të rëndësishme televizive, pas shumë kontratave të mbyllura me sukses.

Aracely Arambula ka bërë një falënderim surprizë për të gjithë fansat e saj shqiptarë, pas një videoje të dërguar nga këta të fundit. Seriali “La Dona”, ku aktorja luan rolin e protagonistes, prej pak kohësh po transmetohet edhe në ekranin shqiptar.

Fansat shqiptarë i kanë dërguar Arambula-s një video nga transmetimi i serialit, të cilën ajo e ka postuar duke përshëndetur gjithë publikun shqiptar: “Çfarë lumturie që “La Dona” transmetohet në kaq shumë vende. Kjo video e fansave nga Shqipëria më ka lumturuar. Puna e madhe, ekipi dhe vullneti gjithnjë merr fryte të tilla.”

https://www.instagram.com/aracelyarambula/

 

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.