Këngëtarja shqiptare vazhdon t’u shprehë dashurinë të pasmeve
Që Bebe Rexha ka rënë në dashuri me të pasmet e saj kjo tashmë duket sheshit.
Për të disatën herë tashmë ajo poston foto në rrjetet e saj sociale duke treguar “afeksionin” që ka për të pasmet e saj bombastike.
Edhe këtë herë, këngëtarja shqiptare ka postuar një foto të kapur në një nga performancat e saj ku në fokus janë të pasmet.
Ngjitur me foton ajo shkruan:
E dua b*thën time të shëndoshë”
Kujtojmë këtu që vetëm pak kohë më parë Bebe publikoi një mesazh që i adresohej të gjithë atyre që komentonin kilogramët e saj. Në postimin e saj ajo ua bën të qartë ndjekësve se dhe ajo njeri si gjithë të tjerët është dhe nuk ka pse të duket perfekte.
Në postim e saj ajo shkruante:
Më falni, por duhej bërë. Po janë të vërteta ( të pasmet), Nuk janë të photoshop-uara. Po kam ftuar ca kile. Sepse jam njeri dhe më pëlqen të ha. Dhe kur unë ha karbohidratie të pasmet e mia bëhen më të mëdha. Dhe e dini se ÇFARË: Unë i dashuroj të pasmet e mia të mëdha!!!!!!!. Jo çdo këngëtare e ka për detyrë të jetë masa zero, e dobët me pamje modeleje. Në qoftë se është kjo që prisni nga unë, atëherë skeni për të marrë gjë…. U lodha nga njerëz që flasin vetëm për peshën time.”
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



