E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Standard & Poors’ vlerëson ekonominë: Rritja do jetë 4%
Publik News

‘Standard & Poors’ vlerëson ekonominë: Rritja do jetë 4%

DORINA AZO/ Agjencia Ndërkombëtare “Standard and Poors” vlerësoi pozitivisht ecurinë ekonomike të vendit. Raporti i publikuar dje nga prestigjiozja amerikane, vlerësoi se rritja ekonomike e vendit në 3 vitet e ardhshme do të arrijë 4 për qind, e mbështetur nga rritja e konsumit dhe investimet e huaja.

“Standard and Poors” vlerëson se vazhdimi i konsolidimit fiskal do të ndikojë në uljen e borxhit publik në 62.5 për qind brenda vitit 2022. Për ecurinë e ekonomisë dhe analizës së borxhit, Agjencia Ndërkombëtare konfirmoi dje vlerësimin me notë B+.

Kryeministri Edi Rama u shpreh dje në rrjetet sociale se “Standart and Poors” konfirmoi ecurinë pozitive të ekonomisë dhe vlerëson përpjekjet e qeverisë për të luftuar informalitetin dhe vazhdimin e reformave për marrjen statusit të vendit kandidat në BE.

“S&P njeh përpjekjet e qeverisë për të përmirësuar sundimin e ligjit dhe për të luftuar ekonominë informale, për të arritur statusin e kandidatit formal për pranimin në BE. S&P parashikon që ecuria fiskale e Shqipërisë të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me vlerësim të ngjashëm. Kjo si rezultat i pritshmërive pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të deficitit buxhetor nga qeveria”, u shpreh Kryeministri Rama.

Edhe ministri i Financave dhe Ekonomisë, Arben Ahmetaj, e ka quajtur pozitiv raportin e “Standard and Poors” për ekonominë shqiptare.

Në një status në rrjetet sociale, Ahmetaj shkruan se raporti vlerëson që performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit.

“Në raportin e publikuar ditën e djeshme, S&P vlerëson se performanca fiskale e vendit është rritur ndjeshëm në vitet e fundit, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe nga një kuadër fiskal i p¸rmir¸suar, i cili tanimë e ka vendosur detyrim në ligj kontrollin rigoroz të deficitit dhe uljen e tij, duke vendosur nën kontroll risqet e lidhura me të. Ecuria e performancës fiskale të Shqipërisë vlerësohet të mbetet pozitive deri në vitin 2021 dhe më e mirë se vendet me renditje të ngjashme, e mbështetur nga pritshmëritë pozitive të rritjes ekonomike dhe kontrollit të financave publike. Në të njëjtën kohë vlerësohet performanca në rritje e të ardhurave buxhetore, mirëadministrimi si rezultat edhe i uljes së informalitetit, kontrolli dhe ulja e shpenzimeve dhe vazhdimi i reformave strukturore nga ana e qeverisë, kryesisht ajo në sistemin e drejtësisë, të cilat pritet të reflektohen në një renditje më të lartë vitin e ardhshëm”, u shpreh ministri Ahmetaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.