E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Detajet nga ekzekutimi i  53-vjeçarit Fatbardh Lici,  në lagjen ‘Kiras’ të Shkodrës
Lajme

Detajet nga ekzekutimi i 53-vjeçarit Fatbardh Lici, në lagjen ‘Kiras’ të Shkodrës

Janë mbi 10 plumba që kanë qëlluar mëngjesin e sotëm 53-vjeçarin Fatbardh Lici, duke u ekzekutuar në hyrje të një lokali në lagjen ‘Kiras’ të Shkodrës.

Lici ka qenë duke pirë kafen e mëngjesit në një nga lokalet pranë ish-poçerisë së vjetër në Shkodër, kur një makinë është afruar dhe më pas është qëlluar me armë.

Pasi ka zbrazur një karikator të tërë, autori është larguar me shpejtësi nga rruga pranë ‘5 heronjve’ në dalje të qytetit dhe më pas drejt fshatit Dobraç i Ri, ku është gjetur edhe një makinë duke u djegur.

Hetuesit thonë se nga autori mund të jetë përdorur për krimin një pistoletë automatike ose automatik i shkurtër, tip gjerman.

Dyshohet se viktima ka qenë i vetëm në lokal, nisur edhe nga fakti që është qëlluar disa herë dhe nuk ka pasur persona të tjerë të lënduar. /BW

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.