E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Historia e TRISHTË e familjes: Ikën me skaf nga Durrësi, vuajtën kur…
Lajme

SHEMBJA E URËS NË GENOVA/ Historia e TRISHTË e familjes: Ikën me skaf nga Durrësi, vuajtën kur…

Në familjen Marku, (gjyshi nga e ëma) janë hapur dyert e mortit, ku të afërmit e Marjusit presin ngushëllime për humbjen e 22-vjeçarit në mënyrë trragjike.

Daja i të riut, mes lotësh tha se Marjusi kishte vetëm 3 dite që ishte larguar nga Shijaku, kishte qëndruar për rreth 2 javë për pushimet e verës ku ka takuar të afërmit.

Marjusi njihej si një djalë i qeshur dhe shumë i dashur, nga të gjithë të afërmit. Ndërsa para se të largohej për në Itali, kishte puthur duart e gjyshit plot me dashuri, pasi gjyshi ishte pika e tij e dobët në Shqipëri.

Fatbardh Marku tha se dramat në familjen e Marjusit ishin mbyllur vetëm vitet e fundit, ku falë punës së madhe të dy prindërve të tij, kishin krijuar ndërmarrjen e tyre dhe kishin punësuar disa shqiptarë në Xhenova të Italisë.

Kushëriri i nënës së viktimës, tha se një natë të ftohtë dimri, Valdetja, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e mitur, u arratisën drejt Italisë nga porti i Vlorës me skaf.

Marjusi ishte larguar i vogël për në Itali por thellë në mendjen e tij kishte mbetur dashuria për qytetin e tij të vogël, gjyshërit, kushërinjtë e të afërmit të cilët i takonte me shumë dashuri sa herë kthehej për pushime.

Ai sapo kishte përfunduar shkollën dhe ishte punësuar në ndërmarrjen e ngritur prej prindërve të tij, e cila u krijua pasi nëna e babai me dy vogëlushët e tyre kishin qëndruar për plot 8 vjet pa dokumenta në Xhenova, dhe po kaq vjet larg prej të dashurve të tyre në Shqipëri.

Kur Valdetja dhe Gazi dhe dy fëmijët, u kthyen në Shijak pas 8 vitesh, largësia për një periudhë të tillë kishte shtuar më shumë dashurinë e Marjusit për gjyshërit, dajat që jetonin në qytetin e Shijakut.

Sot familja e dajave ka hapur dyert e mortit dhe të shumtë janë ata të cilët shprehin ngushëllimet dhe qajnë fatin e zi të emigrantëve nga Shijaku, fat i cili u vulos me shembjen e urës së Xhenovas, një ditë më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.