Aretha Franklin dhe Elvis Presley, vdiqën në një ditë
Mbretëresha e muzikës soul, Aretha Franklin, u nda nga jeta në moshën 76-vjeçare më 16 gusht, plot 41 vjet pas vdekjes së Mbretit, Elvis Presley.
Elvis – “The King”, vdiq më 16 gusht 1977 pas një ataku kardiak, në një moshë shumë më të re, vetëm 42 vjeç, me drogën që thuhet se luajti një rol të rëndësishëm. Një koincidencë interesante, por jo e vetmja.
Aretha Franklin u lind në Memphis, Tennessee, në qytetin ku Elvis vdiq, në pronën e tij në Graceland e ku prehet bashkë me prindërit dhe gjyshen.
Mbreti dhe Mbretëresha e muzikës amerikane, pjesë integrale e pop culture në SHBA, do të mbeten përjetësisht të lidhur jo vetëm prej ditës së vdekjes, por edhe të përbashkëtës me njërin prej qyteteve më muzikorë të vendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



