E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Zv.ambasadori amerikan jep mesazhin e fundit: Kam besuar se…
Publik News

Zv.ambasadori amerikan jep mesazhin e fundit: Kam besuar se…

Do të largohet nga Shqipëria…

 

Zv.ambasadori amerikan në Tiranë David Muniz para largimit të tij nga Shqipëri, pasi i mbaron mandati ka shprehur fjalë premtuese .

Në mesazhin e tij të publikuar nga ambasada amerikane në Tiranë, Muniz thotë se ka besuar që në fillim të marrjes së detyrës se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur dhe mendimi i tij nuk ndryshon.

 

“Keni klimë të mrekulleshme, natyrë të mrekullueshme, keni aq shumë burime që mund të zhvillohen, keni njerëz të mrekullueshëm dhe më e rëndësishmja, që e shprehin veten në mënyrë krijuese dhe tregojnë aftësitë të cilat unë mendoj se do e bëjnë këtë vend një parajsë të vogël këtu në Adriatik. Mezi pres që në të ardhmen të rikthehem dhe të shoh të gjithë zhvillimet dhe të gjitha gjërat që do të ndodhin, sepse çdokush e di që ky vend do të bëhet i mrekullueshëm. Si shqiptarë, kjo është në dorën tuaj për tu bërë e mundur dhe mendoj se shqiptarët po e kuptojnë se ata mund ta arrijnë këtë gjë dhe unë mendoj se do ia dalin dhe vërtet mezi pres ta shoh të realizuar”, ka qenë kjo një pjesë e deklaratës së Muniz.

Postimi i ambasadës

“Kam besuar gjithnjë se Shqipëria ka një të ardhme të ndritur… Asgjë nuk e ka ndryshuar mendimin tim, dhe sot besoj akoma edhe më shumë sesa kur mbërrita për herë të parë, që ky vend ka një të ardhme shumë të ndritur”. Zv. Ambasadori David Muniz largohet nga Shqipëria me fjalë premtuese. Shihni mesazhin e tij të plotë për Shqipërinë dhe shqiptarët.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.