E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Meta akuzon ashpër Ramën për Lazaratin, flet për vrasje
Lajme

Meta akuzon ashpër Ramën për Lazaratin, flet për vrasje

Meta akuzon ashpër Ramën për Lazarati, flet për vrasjeIbrahim Basha, efektivi i RENEA-s që mbeti i vrarë në Lazarat

Ish-kreu i Lëvizjes Socialiste për Integrim Ilir Meta ka akuzuar ashpër kryeministrin Edi Rama që ka përhapur kanabisin në të gjithë Shqipërinë dhe se ndërhyrja e Policisë së Shtetit në Lazarat në vitin 2014, ishte vetëm për show.

Meta tha se fatkeqësisht humbi jetën një efekti i RENEA-s në Lazarat, ndërsa qeveria nga ana tjetër mbushi me drogë jo vetëm Shqipërinë, por edhe Evropën.

Gjatë fjalës që mbajti në mitingun e LSI-së në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, Meta tha se Rama do ta bëjë Shqipërinë plantacion jo vetëm të kanabisit, por edhe të drogërave të forta.

“Vranë një efektiv e fatkeqësisht mbushën gjithë Shqipërinë me drogë dhe Evropën. Ata që kanë helmuar Shqiprinë me drogë nuk e kanë problem të ushtrojnë dhe dhunë ndaj fëmijëve tuaj, vetëm me një qëllim që ëndrrat e tyre të mbeten peng i kartelit të rrezikshëm dhe kriminal që kërkon ta shtrojë Shqipërinë në plantacion drogë jo vetëm për kanabisin por edhe për drogërat e forta”, tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.