Analisti i Wall Street: Soros ka shkelur ligjin e bamirësisë
Miliarderi amerikan Soros ka shkelur në mënyrë të përsëritur ligjet e bamirësisë së SHBA, ka thënë analisti i Wall Streetit Charles Ortel, duke shpjeguar përse Soros ka rritur në mënyrë dramatike aktivitetet e tij të lobimit gjatë presidencës së Donald Trump.
Rrjeti i gjerë i OJF të ‘bamirësive’ të sponsorizuara nga Soros, që në të vërtetë janë organizata të veprimit politik, meriton një hetim të koordinuar nga disa shtete, përfshirë SHBA e Rusinë, sepse ato mund të jenë dëmtuar rëndë prej shumë vitesh nga këto veprime, ka propozuar Charles Ortel.
Kështu për shembull në 19 gusht, Judicial Watch, një organizatë mbikëqyrëse e qeverisë amerikane, shkroi në Twitter se ‘kishte zbuluar informacionin bombë që tregonte se administrata e Obamës i kishte dërguar fonde të taksapaguesve të SHBA një organizatë të mbështetur nga miliarderi Soros, i cili i përdorte këto para për të financuar aktivitetet politike të qeverisë socialiste të Shqipërisë‘.
Sipas Ortel, Soros ka shkelur ligjet amerikane të bamirësisë në disa mënyra, për dekada të tëra nëpërmjet rrjetit të tij të organizatave të Shoqërisë së Hapur.
Së pari, ‘të gjithë organizatat e bamirësisë së Sorosit duhet të kontrollohen për veprimtarinë e tyre në territorin amerikan’, ka vënë theksin analisti i Wall Street, i cili ka hetuar edhe mashtrimet e kryera nga Fondacioni Clinton gjatë viteve të fundit.
Së dyti, ata s’mund të angazhohen në aktivitete të paligjshme të çdo lloji.
Së treti, ata nuk mund të angazhohen në aktivitete politike partiake. Ortel ka theksuar se Soros ‘ka qenë një donator i përhershëm për motive politike brenda e jashtë SHBA’ duke shkelur të gjitha rregullat e lartpërmendura.
Ndërkohë, kohët e fundit, Soros ka rritur aktivitetet e tij të lotimit në Kongresin e SHBA, duke shpenzuar një vlerë rekord prej 16.2 milionë dollarë gjatë vitit të parë të presidencës Trump. Kurse gjatë tremujorit të I e të II të vitit 2018, Soros ka shpenzuar 12.89 milon dollar. Sipas gazetarit investigativ, kjo tregon se influenca e Soros ka qenë në venitje, prandaj ai ka kërkuar të rrisë shumat e përdoruara për lobim.
Ndërkohë, në SHBA dhe në vende të tjera, qytetarët po kuptojnë se Soros dhe ‘avokatë të tjerë të globalizmit’ kanë pasur vetë-veten përmes këtyre aktiviteteve, ndërkohë që klasat e mesme janë kanë mbetur të margjinalizuara. Kjo ka bërë që Soros të gjendet nën sulmin e kritikave të ashpra nga qeveri të vëndeve të ndryshme dhe konservatorët amerikanë.
‘Ky ndërgjegjësim gjithnjë në rritje mund të shpjegojë përse votuesit në vende të ndryshme janë ngritur kundër partive të vjetra, partive të establishmentit, ndërkohë që partitë e reja janë ngritur kundër abuzimeve dhe ndërhyrjeve të të huajve në zgjedhjet kombëtare’.
Megjithatë, duket se Soros nuk do të heqë dorë nga praktikat e ti ndërhyrëse. Konkretisht ai ka hedhur për zgjedhjet në SHBA për kongresin 15 milionë dollarë për të mbështetur kandidatët e Partisë Demokratike të SHBA. Po ashtu thuhet se Soros ka derdhur 3 milion dollarë në fondet e aksioneve të gazetave për vitin 2018.
Përgatitur për syri.net/ 21 gusht 2018

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



