Librazhd, 23-vjecari aksdenton me makinë vajzën 4-vjecare
Një 23-vjecar u arrestua nga policia pasi aksidentoi një vajzë të mitur 4-vjecare. Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme në Librazhd.
I riu Denis B, duke drejtuar mjetin “Opel” me targa AA357GZ, ka aksidentuar këmbësoren e mitur D.O., 4 vjeçe, banuese në Librazhd.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Librazhdit u dërgua në Spitalin e Tiranës për një mjekim më të specializuar dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
I riu do të hetohet nga Prokuroria e Elbasanit për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



