Tre ore mbledhje në Vlorë, zbulohet data kur do bëhen ndryshimet në qeveri
Kabineti qeveritar zhvilloi ditën e sotme një takim në Vlorë.
Të mbyllur prej 3 orësh ministrat dhe kryeministri diskutuan në vilën qeveritare të Vlorës punën e ministrave dhe ndryshimet në qeveri.
Mësohet se është hartuar plani një vjeçar i qeverisjes. Sipas Ora News nuk ka pasur mosrealizime në punën e ministrave apo kritika ndaj tyre.
Ndërkohë që do të jetë Asambleja e PS-së ajo që do të vendosë nëse do të ketë ndryshime në kabinetin qeveritar apo jo. Mësohet se Asambleja do të mblidhet më 7 shtator.
Ndërkaq, në takim morën pjesë edhe kreu i grupit parlamentar, Taulant Balla dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



