E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Grabitet administratori i pikës së këmbimit valutor
Lajme

Grabitet administratori i pikës së këmbimit valutor

Grabitet nën kërcënimin e armës administratori i një pike këmbimi valutor. Ngjarja ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në Cërrik.

Sipas të dhënave te para, është grabitur shtetasi A.Ngjela, raporton “News 24”. Sapo ai ka dalë nga makina e tij, një person i armatosur që duket se e ruante i rrëmbeu paratë.

“Kisha 14 milionë lekë në makine, do të shkoja në biznesin tim në Elbasan”- mësohet të ketë thënë ai në dëshminë e parë për policinë.  Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

Informacioni paraprak 

Në lagjen nr.1, Cërrik, rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. N., 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë.

Menjëherë në vendgjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.