E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Opozita takim të jashtëzakonshëm në Shkodër, braktis Kuvendin për të dhënë mesazhin kundër krimit
Politikë

Opozita takim të jashtëzakonshëm në Shkodër, braktis Kuvendin për të dhënë mesazhin kundër krimit

Pas Konferencës së Kryetarëve, opozita ka vendosur të mos marrë pjesë në seancën e parë në Kuvend, por të mblidhet në një takim të jashtëzakonshëm në shkodër.

Ky takim pritet të nisë rreth orës 17:00, në të njëjtën orë kur pritet të nisë seanca e parë plenare e këtij shtatori.

Opozita ka vendosur që të zhvillojë këtë takim në shkodër, pikërisht në qytetin ku kanë ndodhur shumë zhvillime gjatë kësaj vere dhe për t’i përcjellë qeverisë një mesazh kundër krimit.

“Mbledhja në Shkodër si mesazh qëndrese kundër krimit me mbështetje qeveritare. 3 muajt e fundit kanë ndodhur 6 vrasje mafioze dhe janë zhdukur 2 persona. Për krimet nuk ka asnjë autor, sepse banda e Bajreve ka lidhje me Edi Ramën. Çlirimi i qeverisjes nga krimi prioriteti absolut i opozitës në sesionin e ri parlamentar”– thuhet nga PD.

E në fakt, kreu i PD-së Lulzim Basha në mbledhjen e Grupit Parlamentar të kësaj partie që u mbbajt paraditen e sotme, ka përmendur tre shtyllat kryesore ku do fokusohet opozita në aksionin e saj, konkretisht situata e rendit dhe krimit, ekonomia, dhe reforma në drejtësi.

Gjatë fjalës së tij në mbledhje, Basha ka thënë se duhet të çlirohet qeverisja nga krimi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.