E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Partia Demokratike  rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve
Lajme

Partia Demokratike rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve

Partia Demokratike po përgatit një rezolutë në mbështetje të qëndrimit të forcave politike në Kosovë për mosndryshimin e kufijve.

Burime nga selia blu thanë se, rezoluta e Partisë Demokratike mbështet fuqimisht ruajtjen e  formës unitare të qeverisjes në Republikën e Kosovës.

Rezoluta që po përgatit Partia Demokratike mbështet fuqimisht reformat që sigurojnë anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe Bashkimin Europian.

Prej disa javësh Prishtina, por edhe Tirana janë përfshirë në debatin për ndryshimin e kufijve të Kosovës.

Iniciatori i kësaj nisme të kundërshtuar gjerësisht është presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Duket se ndikimet e Sorosit tek ai kanë bërë që të pranojë ndryshimin e kufijve të Kosovës, në këmbim të njohjes së shtetit nga Serbia.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.