Artistja del krejtësisht e zhveshur në vendin e shenjtë katolik, tmerrohen besimtarët
Një artiste ka përfunduar në pranga pasi u paraqit lakuriq në një vend pelegrinazhi katolik në Lourdes të Francës.
Deborah de Robertis, e njohur për shfaqjet e saj provokuese në të gjithë vendin, doli para statujës së famshme duke mbajtur vetëm një copë ngjyrë blu në kokën e saj në pikën e pelegrinazhit, Sanctuary of Our Lady of Lourdes, në rajonin Occitanie.
34-vjeçarja qëndroi para statujës duke i mbajtur duart në një pozitë lutjeje, ndërsa vizitorët e tronditur kalonin dhe e shikonin të shtangur.
Një besimtar i tronditur madje provoi edhe ta mbulonte gruan me një vello, ndërkohë që policia u thirr menjëherë në vendin e ngjarjes dhe e arrestoi.
Prokurori i Tarbes Pierre Aurignac u shpreh:
Policia u thirr nga njerëzit në vend, e arrestuam dhe qëndroi në paraburgim për disa orë”.
Kjo nuk është hera e parë që artistja del nudo në vende të mbipopulluara. Vendi i fundit ku ajo u paraqit e zhveshur ishte muzeu Louvre në Francë, ku ajo pozoi me këmbë të hapura para pikturës së famshme të Da Vinçit, Mona Lisa.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



