E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Komisioneri jep alarmin: BE përballë një “rreziku vdekjeprurës”, disa shtete …
Bota

Komisioneri jep alarmin: BE përballë një “rreziku vdekjeprurës”, disa shtete …

Komisioneri Evropian për Buxhet dhe Burime Njerëzore, Gunther Oettinger deklaroi se disa anëtarë dëshirojnë të dobësojnë ose ta rrënojnë Bashkimin Evropian, transmeton Anadolu Agency (AA). Gjatë një fjalimi në një aktivitet të zhvilluar nga Unioni i Organizatave të Shoqërisë Civile Federale Gjermane, Oettinger foli në lidhje me rreziqet ndaj BE-së.

“Për mendimin tim projekti i BE-së ndodhet përballë një ‘rreziku vdekjeprurës’. Disa shtete në Evropë përpiqen ta dobësojnë, madje ta rrënojnë projektin”, theksoi Oettinger, duke pretenduar se këto shtete janë qeveritë e Polonisë, Hungarisë, Rumanisë dhe Italisë.

Po ashtu duke kritikuar edhe vendin e tij Gjermaninë, Oettinger tha se qeveria e Berlinit nuk ka treguar entuziazëm të mjaftueshëm për BE-në, sa i përket çështjes së buxhetit.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.