E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Përplasja LIVE/ Rama: Pas 25 qershorit LSI në opozitë! Meta: Do kërkosh prapë falje!
Publik News

Përplasja LIVE/ Rama: Pas 25 qershorit LSI në opozitë! Meta: Do kërkosh prapë falje!

Kryeministri Edi Rama është shprehur i bindur në #DritaremeRudinën në Vizion Plus, se LSI nuk do të jetë më pjesë e qeverisë që do të dalë nga zgjedhjet e 25 qershorit, në çfarëdolloj forme që të ndërtohet ajo.

“Kush e voton atë parti për vendin e punës, apo për premtimin për punë duhet të ndërrojë qasje sepse LSI nuk do të jetë më në pushtet pas datës 25 qershor. Kjo është gjëja e vetme e sigurt pas 25 qershorit. LSI nuk do të ketë më vend, në çfarëdolloj forme që do të ndërtohet qeveria e Shqipërisë”, – tha Rama.

Përgjigjen ia ka kthyer ish-kreu i LSI-së Ilir Meta nga emisioni “Opinion”.

“Rama ka kërkuar falje dhe do kërkojë prapë. Nuk e di nëse do të pranojë Petrit Vasili. Rama ka thënë se e ka mbyllur me LSI-në, ndërsa ne i themi që me Ramën s’ka më, ndërsa me PS-në po. Ka një problem midis Ramës dhe demokracisë, transparencës, debatit me kundërshtarët e partnerët. Ky është problemi që kemi ne” – tha Meta.
Meta ka rrëfyer edhe arsyet e prishjes së koalicionit.

“Së pari ne kishim një marrëveshje 4-vjeçare. Ne kemi kërkuar që të analizohet kjo marrëveshje që të bëhej një e re sepse ne kemi pasur përplasje. Por ne kemi pranuar në fund pas çdo përplasje ato që ka thënë PS se kështu ishte marrëveshja. Asnjëherë ne nuk kemi pasur një ftesë serioze për koalicion dhe nga ana tjetër PS nuk iu përgjigj kurrë kërkesës së LSI për të bërë një vlerësim.

Kush i tha jo koalicionit?

Ai e donte LSI nëse nese do të linte opozitën në çadër. Pasi mori Lulin në çadrën e vogël për 3 orë ai mendoi se i mjaftonte Luli për të deformuar procesin elektoral dhe për të ndarë përfitimet e tyre” – tha Meta.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.