U dhunua nga kunati, 55-vjeçarja: Më ra me sëpatë, më theu dorën dhe këmbën
Një konflikt pronësie që vazhdon prej 5 vjetësh, për pak sa nuk i ka kushtuar jetën 55-vjeçares Qefsere Koleci.
Ajo është dhunuar barbarisht mëngjesin e sotëm nga kunati i saj Medi Koleci dhe dy djemtë e tij.
Dje për të disatën herë, IKMT shkoi për te liruar një rrugë e zaptuar nga Medi Koleci, por hasi në kundërshtimin e këtij të fundit.
55-vjeçarja ka rrëfyer për Klan Plus:
Më ka rënë me sëpatë në shesh të kokës, pastaj ka dashur me më pre me sëpatë…Më ka rënë me sëpatë në këmbën e djathtë dhe ma ka thy, pastaj në dorën e majtë dhe ma ka thy edhe atë.”
Policia e shoqëroi atë dhe mëngjesin e sotëm u la i lirë. Menjëherë pasi doli nga komisariati, Mediu së bashku me dy djemtë e tij dhunuan 55-vjeçaren.
NGJARJA:
Mëngjesin e sotëm Qefsere Koleci është dhunuar në tokat e saj në Manëz, nga kunati dhe djemtë e tij.
Gruaja e thyer në moshë ka marrë dëmtime të shumta në pjesë të ndryshme të trupit e veçanërisht në kokë.
Ajo dhe kunati i saj, Mehdi Koleci, janë konfliktuar për shkak të hapjes së një rruge nga INUK në banesën e Mehdiut, rrugë e cila i lejon Qefseres të mbërrijë në pronat e saj.
Mirëpo, pasi kanë debatuar ditën e djeshme, rreth orëve të mesditës e pasi Mediu me gjithë bashkëshorten e tij janë shoqëruar në polici, të dy janë lënë të lirë rreth orës 11 të natës.
Mëngjesin e sotshëm, siç tregon i biri i Qefseres, Eltoni, e ëma ka shkuar për të parë ullinjtë në tokën e saj, e vetme, ku është kapur në befasi dhe është dhunuar nga vëllai i burrit, dy djemtë e tij si dhe bashkëshortja.
Ata e kanë qëlluar 55-vjeçaren edhe me sëpatë dhe e kanë hedhur në greminë, duke e lënë pa ndjenja e duke i marrë celularin.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



