E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Rama doli bllof  per investimet ne debat me gazetaret
Publik News

Rama doli bllof per investimet ne debat me gazetaret

Kryeministri nuk është në gjendje të thotë qoftë edhe një investim të huaj të rëndësishëm që ka sjellë në Shqipëri.

Mjeshtër i replikave me kazan, tepsi dhe kusi Edi Rama ka rezultuar bosh në çështjet ekonomike gjatë debatit të djeshëm në Opinion përballë gazetarëve. Mbi dhjetë herë edhe Fevziu, edhe Artan Hoxha edhe Shkullaku e kanë ftuar të tregojë qoftë edhe një investim të madh të huaj (mbi 5 milionë euro) që ka ardhur në vend gjatë kohës sq qeverisjes së tij. Ashtu siç duket edhe në videon poshtë, Rama ka fillar të merret personalisht me gazetarët, i ka ofenduar se ju nuk kuptoni, i ka provokuar duke thënë se i lexojnë gabim raportet dhe në fund ka përsëritur mbi pesë herë: “Unë nuk hyj në këtë debat”.
Por konkluzioni i bisedës është se ai nuk qe në gjendje të thoshte qoftë edhe një investim të madh të ardhur në Shqipëri.

Ky debat u zhvillua në kuadër të një bisede më të gjërë se ku kanë shkuar rreth 2.5 miliardë USD që qeveria Rama ka marrë borxh gjatë këtij mandmandateveria pretendon se 700 milionë (FMN thotë 500 milionë) i ka përdorur pëer shlyerjen e detyrimeve të periudhës Berisha. Po të tjerat? Shkullaku ka ndërhyrë fort për të thënë se qeveria Rama nuk ka bërë asnjë investimtë madhe në infrastrukturë, ne porte, aeroporte e të tjerë. Por mbi të gjitha se ajo ka dështuar të thithë investitorë të huaj të mëdhej. Nga 900 milionë USD investime të huaja që llogarit qeveria, 400 milionë USD janë të kontraktuara nga qeveria paraardhëse (gazësjellësi TAP dhe hidocentrali i Devollit) ndërsa 50 e ca milionë të tjera janë zgjerim i investimeve ekzistuese.

Pikërisht në këtë debat Ramës iu përsërit disa herë pyetja: Na thuaj një investim të madh që ke sjellë në Shqipëri. Kjo pyetje mbeti pa përgjigje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.