Becchetti i përgjigjet qeverisë shqiptare: Keni për të më dhënë e jo për të marrë
Pavaresisht shpalljes së fitores nga qeveria shqiptare të vendimit të pjesshëm të arbitrazhit ICC në Paris ku kompania Hydro Srl e biznesmenit italian Francesco Becchetti detyrohet t’i paguajë mbi 7 milionë euro për vonesat në kryerjen e punimeve në Hidrocentralin e Kalivaçit, në këtë rast duket se e verteta qendron ndryshe. Pas këtij vendimi Ministria e Infrastruktures dhe Energjisë i ka kërkuar kompanisë Hydro srl të paguajë shumën në fjalë në llogaritë përkatëse. Por e menjëhershme ka qenë pergjigja e kësaj kompanie dhënë me anë të një shkrese drejtuar Ministrisë së Infrastruktures dhe Energjisë, Avokaturës së Shtetit dhe studios ligjore përfaqësuese e Shqipërisë (shikoni faksimile nr. 1) ku bëhet e qartë që kompania në fjalë ka një shifër shumë herë më të madhe për të marrë nga Shteti shqiptar, për koston e punimeve të konfirmuara nga palët, sesa për të dhënë. Në këtë pergjigje thuhet fjalë për fjalë:
Ne kemi marrë shkresën e Gowling të datës 13 shtator 2018 në të cilën kërkon pagesën e shumave të ndryshme lidhur me çështjen e ICC Nr. 20564 / EMT / GR sipas Vendimit Përfundimtar që është dhënë në këtë rast më 7 shtator 2018
Kjo letër vëren faktin se është Shqipëria që i detyrohet para Hydro-s, jo e kundërta dhe shumat për Hidro tejkalojnë shumat që rezultojnë nga vendimi përfundimtar.
Shqipëria ka marrë Hidrocentralin e Kalivaçit dhe ia ka dorëzuar atë kontraktorit të ri. Si rezultat, Shqipëria ka përvetësuar përfitimin e punëve të kryera tashmë në Projektin nga Hydro. Shqipëria kurrë nuk ka paguar Hydro-n për këto punime, ndërkohë që duhet t’i paguante ato kohë më parë.
Këto punime kanë vlera të mëdha dhe Hydro ka investuar sasi të konsiderueshme parash në këtë drejtim.
Vlerësimi i Hydro-s është se vlera e punëve të kryera në Projektin Kalivaç është 80 milion euro. Hydro gjithashtu vë në dukje se në Vendimin e Pjesshëm të Arbitrazhit në të cilin mbështeteni, vlera e këtyre punimeve vlerësohet në 61 milionë euro.
Hydro kërkon që Shqipëria menjëherë të paguajë vlerën e punës së kryer, më pak se shumat sipas Vendimit të Pjesshëm dhe Përfundimtar në llogarinë bankare në vijim.
Hydro rezervon të drejtat e tij në rast se pagesa është bazuar në shumën më të vogël sesa vlerësimi i vetë Hydro-së. Megjithatë, Hydro është i hapur për të konsideruar një pagesë me këste nëse ka nevojë. Natyrisht, çdo shumë e paguar nga Shqipëria do të zbritet nga shumat e pretenduara nga Hydro në arbitrazhet në pritje ndërmjet palëve të njëjtave (Rasti ICSID Nr. ARB / 15/28 dhe ICC Rasti 22919 / GR)
Hydro rezervon të drejtat e tij në lidhje me sa më sipër.
Me respekt,
Hydro Srl
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



