EMRI/ Qarkullonte me armë, arrestohet 25 vjeçari nga Tirana
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.6, në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së Posaçme të Kërkimit dhe Operacioneve Speciale, në vijim të planit të masave për kapjen e personave në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri apo që tentojnë të shpërndajnë lëndë narkotike, kanë ushtruar kontrolle në akset rrugore të kryeqytetit gjatë të cilave u arrestua në flagrancë shtetasi Antonio Gjoshi, 25 vjeç, banues në Vaqarr, Tiranë.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, këtij shtetasi iu gjetë në çantë një armë zjarri tip “Bereta” me një krehër me 8 fishekë të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lart.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



