E mërkurë, 21 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Ramaforma në drejtësi.
Publik News

Ramaforma në drejtësi.

Fatmir Xhafaj ishte korrekt në parashtresën publike që dha mbi ngjarjet e Reformës në drejtësi. Ashtu është: kemi patur ndarje parimore që në fillim, ashtu siç LSI votoi me korrektësi çdo ligj!

Ne ishim për ndërhyrje minimaliste por parimore në Kushtetutë. Kushtetuta nuk është rregullore punësimesh, siç për fat të keq e katandisi ideja e mbrojtur prej Xhafës.

Sot kemi në fuqi një Kushtetutë pa kokë, pa trup e pa gjymtyrë. Shpirt e frymë , as që bëhet fjalë të ketë. Është e gjitha një improvizim fatal për funksionimin e shtetit. Që pa filluar zbatimi krijoi kolaps me paqartësitë dhe me detajimin e çdo gjëje.

E sigurtë është që në rruzull nuk gjendet një kushtetutë e tillë si kjo e jona! Kemi ecur praktikisht “në rrugë të pa shkelura”, sipas porosisë së shokut Enver.

Kam qenë e mbetem i bindur se nëse ndryshimet në Kushtetutë do ishin të natyrë parimore, siç i ka hije çdo Kushtetute normale, reforma në drejtësi sot do kishte filluar të jepte efektet e para.

Vettingu do ishte në kulmin e vet dhe SPAK do kishte filluar arrestimet e para VIP.

Miratimi i ndryshimeve kushtetuese sic i propozuan ne, do kishte qenë më i kollajtë për tu miratuar. Ndërkohë ligjet e tjera do ishin bërë më me shumë profesionalizëm dhe njëkohësisht do ishin miratuar më shpejt.

Do kishim bërë një reformë shumë më efektive se kjo që është miratuar. Ne synonim të përmirësonim dhënien e drejtësisë në sallën e gjyqit dhe jo thjesht cic -micin kush emëron e shkarkon Gjyqtarët, për të kontrolkuar drejtësinë.

Kam qenë dhe mbetem i bindur se reforma e prokurorisë nuk është decentralizimi, por forcimi i prokurorit hetues.

Kam qenë dhe mbetem i bindur se goditja e korrupsionit bëhet vetëm me proces të rregullt dhe jo me drejtësinë popullore, sipas të cilës çdo mbajtëa i offiqit është i korruptuar!

Ashtu siç kam qene e mbetem i bindur se trajtimi financiar më i mirë i gjykatësve do ishte një mjet efektiv anti korrupsion.

Kam qenë dhe mbetetm i bindur se ligjet procedurale në Shqipëri duhen ri-shkruar, thjeshtë dhe qartë. Këto ligje duhet të jenë tē kuptueshme për çdo jo jurist.

Kam qenë dhe mbetem i bindur në këto ide dhe të tjera krejtësisht mbi baza profesionale, por që Ramaforma nuk i dëgjoi.

Çdo gjë u komplikua për shak se Rama donte kontroll mbi gjyqsorin dhe shkatërrimin e Partisë Demokratike! Deputetë të kësaj të fundit kishin premtuar votën për reformën e kapur nga Rama, pra pë Ramadormën.

E vërteta është se Rama donte këtë. Ai donte ta përdorte Reformën në Drejtêsi për fushatë elektorale.

Siç në fakt e përdori!

Tani uroj me zemër: ja paftë hajrin!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.