E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Hakerat sulmojnë Facebook-un, probleme me rreth 140 milionë llogari
Bota

Hakerat sulmojnë Facebook-un, probleme me rreth 140 milionë llogari

Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, kompania zbuloi shkeljen më herët gjatë kësaj jave duke paralajmëruar autoritetet.

Raportohet se sulmuesit kishin shfrytëzuar një funksion në kodin e Facebook që u lejonte atyre të merrnin në përdorim llogaritë e përdoruesve. Facebook zgjodhi problemin dhe e raportoi tek zyrtarët e zbatimit të ligjit. Më shumë se 90 milionë përdorues u detyruan të dilnin nga llogaritë e tyre të premten në mëngjes, një masë e zakonshme e sigurisë kjo për llogaritë e hakuara.

“New York Times”, që raportoi për lajmin më herët, flet për rreth 50 milionë përdorues të prekur drejtpërdrejt dhe rreth 90 milionë të cilët janë detyruar të shkëputen dhe të lidhen si një masë paraprake.

“Ne kemi një përgjegjësi për të mbrojtur të dhënat tuaja dhe nëse nuk kemi sukses, ne nuk e meritojmë besimin tuaj”, do të deklaromte Mark Zuckerberg pas skandalit të Cambridge Analytica.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.