Oficeri që i mori dëshminë Xhisielës: S’më ka bërë njëri presion për djalin e deputetit
Është zbardhur dëshmia e oficerit Gentain Çitozi para punonjësve të SHÇBA-së, në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut.
Paraprakisht mësohet se në dëshminë e tij, oficeri Çitozi, i cili ka qenë edhe oficeri i parë që ka marrë në pyetje Xhisielën në Fushë-Krujë, ka thënë se ishte e drejtë e vajzës të tërhiqte kallëzimin penal.
Ndër të tjera ai ka bërë me dije se Rexhep Rraja është thirrur për të mbërritur në komisariatin e policisë, nga vetë oficeri.
Çitozi është shprehur se nuk është ndier i presionuar nga eprorët e tij, për të trajtuar rastin e djalit të deputetit.
Ai ka dëshmuar para SHÇBA-së:
Është e drejtë e Xhisielës të tërhiqej nga kallëzimi. E thirra unë Rexhep Rrajan. E ftova në polici dhe erdhi në orën 22:00, bashkë me Xhisielën dhe me avokatët. Me kërkesën e tyre përpilova proces-verbalin. Për çdo veprim informova gjithë eprorët e mi. S’pata presion nga eprorët për favorizimin e Rrajas. S’kam lidhje farefisnore me palët, i njoh vetëm si krutanë”.

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



