E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
VIDEO/ Intervieta e truprojës komando që  ruante Elvana Gjatën tani  në kërkim për vrasje
Publik News

VIDEO/ Intervieta e truprojës komando që ruante Elvana Gjatën tani në kërkim për vrasje

Truproja e këngëtares Elvana Gjata, Mervjol Bilo, i shpallur prej mbrëmjes së të enjtjes në kërkim, ishte komandoja e Forcave Speciale dhe një specialist qitjeje.

Më poshtë do t’ju sjellim videon e 41-vjeçarit regjistruar dy vite më parë për emisionin “Zoom in”.

 

Është kjo një intervistë e Mervjol Bilo dhënë në kuadër të një reportazhi për forcat komando.

Ndër të tjera, ai tregon aty edhe tiparet e një qitësi të mirë: preçizion dhe shpejtësi.

Duket se të dyja këto aftësi, Bilo i ka shfaqyr edhe natën e konfliktit, ku vrau një person dhe plagosi dy të tjerë.

Sipas mediave që citojnë burime të ndryshme, komandoja ka ndërhyrë në konfliktin mes Ervin Mata, i fejuari i këngëtares dhe viktimës Fabian Gaxha.

Mervjol Bilo është vleresuar veçanërisht  me nota maksimale si nga shteti shqiptar dhe nga aleatet si dhe nga SHBA-ja per nje mision sekret ne vitin 1998 ne zonen mes Malit te Zi dhe Kosoves per marrjen e CD-ve te avionit vezhgues te rene ne kete zone malore. Ai  ështe njeri nga 30 themeluesit e Forcave Speciale Shqiptare i cili ka marr pjese ne misione paqeruajtese ne Republiken e Chadit ne Afrike, Irak e Afganistan.

I stervitur nga forcat speciale amerikane “Green Berrets” dhe me pas pjese e kompanie luftarake shqiptare “Eagle” 1,2,3 e ne vazhdim krah forcave speciale amerikane e britanike ne zona te nxehta te luftineve ne Afganistan..

Sipas burimeve nga Ushtria, Mervjol Bilo eshte specialist xhenio, zhytje, qitje, dhe ka qene pjestar i kompanise se pare antiterrorr ne Forcat e Armatosura.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.