Nis zyrtarisht procesi zgjedhor në Shqipëri
Rreth orës 07:00 nisi zyrtarisht procesi zgjedhor në Shqipëri.
Qendrat e votimit dot mbyllen në 19:00.
18 parti politike marrin pjesë në zgjedhje dhe janë regjistruar 2666 kandidatë për deputetë.
3 milion e 452 mijë e 260 shqiptarë të cilët janë të regjistruar për të votuar në 5.362 qendra votimi.
Në listën e zgjedhësve përqindja e femrave është 49,49%, ndërkohë që kandidate femra janë 1.073 ose e thënë ndryshe 40,23%.
Zgjedhjet parlamentare do të vëzhgohen nga 5351, nga të cilët 896 janë nga misionet vëzhguese ndërkombëtare.
Kryetari i KQZ-së Klement Zguri ishte votuesi i parë i Qendrës së Votimit 1730/1, tek Liceu Artistik, rruga Elbasanit.
U bëj thirrje zgjedhësve të dalin masivisht në votim, është e drejtë kushtetuese e patjersueshme dhe sot është dita e tyre. Zgjedhje të zhvillohen me transparencë dhe komisionerët ta ushtrojnë me paanshmëri detyrën e tyre.
Në dijeninë tonë mund të ketë shumë pak, rreth 10 QV në Shkodër që nuk është bërë shpërndarja e bazës materiale, duhet të fillonte sot në mëngjes”, tha Zguri.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



