E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Dosja “Tahiri”/ Përfundon afati i hetimeve, çfarë pritet të ndodhë
Lajme

Dosja “Tahiri”/ Përfundon afati i hetimeve, çfarë pritet të ndodhë

Ditën e hënë, përfundon afati i hetimit të procedimit penal të nisur ndaj ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i cili akuzohet për trafik narkotikësh në kuadër të grupit të Habilajve.

Pas dy shtyrjesh, prokuroria pritet të dalë me një vendim nëse do ta dërgojë për gjykim ish-ministrin Tahiri, do të pushojë çështjen, apo do kërkojë sërish shtyrjen e hetimeve me 3 muaj të tjera. Gjasat janë të ndodhë skenari i fundit, duke pasur parasysh precedentin për Jaeld Çelën, ish-Drejtorin e Policisë së Vlorës, i cili është pjesë e së njëjtës dosje. Cilado qoftë kërkesa, fjalën e fundit e thotë gjykata.

Nga hetimet e kryera, ish-ministri Tahiri dyshohet se i ka krijuar lehtësira grupit të Habilajve, për kultivimin dhe më pas trafikimin e kanabisit drejt Italisë. Këto dyshime Prokuroria e Krimeve të Rënda i ka ngritur pasi në më shumë se një rast eksponentë të grupit kriminal kanë përdorur mjete motorike dhe detare në emër të ish-ministrit Tahiri. Për këtë prokuroria ka marrë edhe disa letër-porosi nga Greqia, Mali i zi dhe Italia. Ndërkohë, vetë ish-ministri ka mohuar akuzat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.