E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Arrestimi i Redi Popeskut/ Policia: Akuza që rëndon ndaj tij
Lajme

Arrestimi i Redi Popeskut/ Policia: Akuza që rëndon ndaj tij

edi Popesku është vënë në pranga nën akuzën për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, bënë me dije burime zyrtare nga Policia e Tiranës.

“Arrestohet një tjetër shtetas në lidhje me ngjarjen e ndodhur në një lokal në mbrëmjen e 04.10.2018 ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi F. G., dhe u plagosën shtetasit E. H., dhe E. M. Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda ndaj Jetës dhe Pronës arrestuan për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës”, shtetasin Redi Popescu, 40 vjeç, banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal”,njoftoi Policia e Tiranës.

 

 

***

Masakra në Bllok, arrestohet Redi Popesku

Redi Popescu, pronari i lokalit Monopol, ku ndodhi ‘masakra e Bllokut’ më 4 Tetor, është arrestuar ditën e djeshme.

Redi Martini dhe Popesku, pronari i lokalit ne Bllok

Popescu dyshohet se ka prishur provat duke fshehur armën e Ervis Martinaj dhe ka penguar hetimin në zbardhjen e të vërtetës duke dhënë dëshmi të rreme.

Në lokalin e tij në zonën e sih-Bllokut më 4 tetor, një person mbeti i vrarë dhe dy të tjerë u plagosën. Dyshimet e grupit hetimor janë se, komando Merviol Bilo, vrau Fabiol Gaxhën dhe plagosi Ervis Martinajn dhe Eljo Haton.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.