E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
AKU bllokon 13.3 tonë produkte me rrezik për  shëndetin :Domate me myk te çokollata e skaduar
Lajme

AKU bllokon 13.3 tonë produkte me rrezik për shëndetin :Domate me myk te çokollata e skaduar

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar ka bllokuar 13.3 tone produke te pasigurta. Ne nje deklarate te fundit, AKU ben me dije se për periudhën 1-25 tetor në rang vendi janë kryer 4011 kontrrolle në të gjitha pikat doganore të Shqipërisë.

domate

Gjatë kësaj periudhe janë konstatuar dhe bllokur 13.3 ton produkte ushqimore të pasigurta për tregun shqiptar. Trupa inspektuese e AKU-së ka kryer proçedurat për kthim në origjinë të këtyre produkteve.

 

 

Konkretisht, në pikën doganore, Durres janë bllokuar 4.5 ton oriz me vend origjinë, Spanjë. Ngarkesa në fjalë nuk shoqerohej me certifikatë fitosanitare gjë që bie në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.

domate1

Ndërkohë, në pikën doganore, Qafë Thanë është bllokuar një sasi prej 1.8 ton domate me vend origjinë Lituani pasi u konstatua prezencë myku dhe të kalbura- pra të papërshtatshme për konsum.

Ndërsa në pikën doganore, Hani i Hotit janë bllokuar: 2.2 ton birrë, origjina nga Çekia dhe 4.8 ton produkte ushqimore si, kripë, salcë djathi, patatina, kokoshka dhe çokollatë me vend origjinë, Hungarinë. Këto 2 ngarkesa ishin afër afatit të skadencës- pra nuk lejohen të futen për konsumin vendas.

“AKU thekson se do të jetë gjithmonë në mbështetje të konsumatorit me qëllim garantimin e Sigurisë Ushqimore. Gjithashtu inkurajon të gjithë qytetarët të denoncojnë çdo rast, çdo tentativë abuzimi, pranë Autoritetit Kombëtar të Ushqimit në [email protected] dhe pranë portalit të bashkëqeverisjes “Shqipëria që duam” Siguria Ushqimore është një sfidë e përbashkët”- njofton AKU.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.