Saimir Tahiri vendosë të flasë më në fund! Njoftimi
Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri i akuzuar nga prokuroria për përfshirje në trafik droge ka vendosur të thyejë heshtjen.
Sipas burimeve, ish-ministri pritet të dalë nesër në konferencë. Po kështu mësohet se konferenca e Saimir Tahirit do të mbahet në ‘Rogner’ në orën 10:30.
Kjo konferencë e nesërme në Hotel “Rogner” vjen në një moment shumë të ‘nxehtë’ të aktualitetit politike. Ish-deputetë të Partisë Socialiste janë vënë në pranga, pas aksioneve shumë të forta të Policisë së Shtetit që kanë konkluduar me arrestimin dhjetëra personave, të akuzuar për krime të rënda.
Që prej lënies së mandatit të deputetit Tahiri ka qenë larg mikrofonëve të medias dhe konferenca e nesërme për shtyp pritet me interes shumë të madh.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



