E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Reagon ashpë PD për shkarkimin e ish ministrit!
Politikë

Reagon ashpë PD për shkarkimin e ish ministrit!

“Ik o Edvin, ik se qelbe dynjanë! “ Kjo është thirrja që nënkryetari i PD, Edi Paloka, i ka drejtuar Kryeministrit Edi Rama, menjëherë pas shkarkimit të Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj mëngjesin e sotëm dhe reagimi i parë i Partisë Demokratike.

Partia Demokratike denoncoi disa muaj më parë audiopërgjimin e vëllait të Fatmir Xhafajt dhe zbuloi faktin se Agron Xhafaj jo vetëm që ishte i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge, por ishte ende aktiv në Shqipëri ndërkohë që qëndronte i lirë falë mbështetjes politike të vëllait të tij ministër dhe kryeministrit Rama

Pavarësisht nga tentativat e Kryeministrit Edi Rama dhe Fatmir Xhafajt për ta konsideruar audiopërgjimin një farsë, shkarkimi i Xhafajt nga detyra pas publikimit të fakteve të pareshtuara nga  opozita çdo ditë flet shumë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.