Masakër në SHBA, 8 persona humbin jetën dhe 3 policë qëllohen me armë
Të paktën 8 persona kanë humbur jetën dhe tre oficerë policie janë plagosur pas një sulmi në një sinagoge në Pittsburgh të SHBA-ve.
Autori i këtij sulmi është dorëzuar në polici, ndërsa ende nuk është bërë i ditur emri i tij.
Siç shkruan BBC, agresori mendohet të jetë një burrë i bardhë me mjekër, ndërsa edhe vetë Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka komunikuar se po ndjek me vëmendje ngjarjen.
Sulmi besohet se ka pasur si objektiv besimtarët hebrenj, ndërsa nuk dihet ende identiteti i viktimave, apo nëse ndonjëri nga policët e qëlluar është në mes të viktimave.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco




