E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kapet shkodrani, vodhi paratë dhe dëmtoi Kishën françeskane
Lajme

Kapet shkodrani, vodhi paratë dhe dëmtoi Kishën françeskane

SHKODËR- Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 26-vjeçar pasi ka vjedhur me thyerje Kishën Françeskane, si dhe ka dëmtuar disa objekte kulti fetar.

Nga strukturat e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Shkodër në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” është arrestuar në flagrancë shtetasi Kristjan Arra, banues në lagjen “Partizani” Shkodër, i dënuar dhe më parë për “Vjedhje”.

Arrestimi i tij u bë pasi në Kishën Françeskane, në lagjen “Vasil Shanto” Shkodër, ka vjedhur një sasi lekësh, si dhe ka dëmtuar disa objekte të kultit fetar me vlerë të kësaj Kishe.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprat penale të “Vjedhje” dhe “Shkatërrimi i veprave kulturore”.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.